Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO | Altruizmi i Rejës: Merita juaj! Ishim pranë kualifikimit dreqi e mori

schedule13:49 - 15 Tetor, 2019

schedule 13:49 - 15 Tetor, 2019

FSHF ka publikuar një video nga dhomat e zhveshjes. Edoardo Reja mban një fjalim interesant pas fitores 0-4 kundër Moldavisë, ndërsa gjithçka përkthehet nga Hamdi Salihi, i cili është pjesë e stafit teknik të Shqipërisë.

Keni arritur ta ktheni këtë grup në fitues. Kemi bërë lojëra të mira dhe të bukura, prandaj ju përgëzoj për punën e bërë. Merita është e gjitha e juaja. Unë nuk kam nevojë të marr merita sepse kam një karrierë 35-vjeçare.

Po të fitonim në Turqi, do të ishim kualifikuar në Evropian, dreqi e mori. Kemi humbur edhe në Islandë një pikë që e meritonim. Kemi luajtur mirë me ekipet e mëdha. Turqisë i treguam se kush jemi. Kemi vlera si ekip dhe zemër të madhe“, përfundon trajneri italian i kombëtares. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!