Vijon puna për një treg të përbashkët rajonal. Shqipëria dhe Kosova kanë nisur diskutimet për marrëveshje të reja në sektorin e bujqësisë.
Ministrja Anila Denaj thotë se produktet autentike shqiptare mbeten në fokus të zhvillimit, në një kohë kur konsumi i brendshëm ka kaluar vlerën e 650 milion dollareve.
Megjithatë krahas prodhimit të verës, nga buxheti i vitit të ardhshëm priten që të subvencionohen mbi 65 mije fermerë.
Përfaqësuesit e kantinave nga Kosova tregojnë barrierat aktuale me të cilat po përballen për tregtimin e verës në Shqipëri.
Në katër vitet e fundit, eksportet shqiptare në vendet e CEFTA kanë pësuar rritje me 72 përqind./abcnews.al