Dymbëdhjetë shtetas tajlandez të marrë peng nga Hamasi tashmë janë liruar, sipas një njoftimi të kryeministrit të Tajlandës.
“Është konfirmuar nga departamenti i sigurisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme se 12 pengje tajlandeze janë liruar tashmë”, shkroi Srettha Thavisin në X.
Ai shtoi se zyrtarët e ambasadës janë rrugës për t’i marrë ata.
Lirimi i shtetasve tajlandez nuk është pjesë e marrëveshjes midis Izraelit dhe Hamasit që u ndërmjetësua nga Katari.
Konkretisht, gjatë armëpushimit, grupi militant është zotuar se do t’i lirojë të paktën 50 prej rreth 240 pengjeve që i ka marrë gjatë sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit, ndërsa Tel Aviv do të lirojë rreth 150 të burgosur.
Shkëmbimi i parë pritet të realizohet më vonë gjatë ditës së sotme, ku në fillim do të lirohen 13 pengje.
/abcnews.al