Argjentinë, rriten çmimet e ushqimeve pas fitores së Milei

schedule12:09 - 24 Nëntor, 2023

schedule 12:09 - 24 Nëntor, 2023

“Nuk ka të ndalur,” tha Paola Basso, duke ngjitur me nxitim një etiketë mbi tjetrën në dyqanin e saj ushqimor në një periferi të Buenos Aires, pasi fitorja e ekstremistit Javier Milei në zgjedhjet presidenciale të Argjentinës shkaktoi rritje çmimeve, duke rritur inflacionin, i cili arriti në 143% me bazë vjetore.

Disa produkte kanë katër etiketa çmimesh, njëra mbi tjetrën, që dëshmojnë për rritjen marramendëse të inflacionit.

Çmimet e makaronave janë rritur me më shumë se 50%. Nuk ka stoqe vaj ulliri dhe çmimet e produkteve të pastrimit janë rritur me 30%”.

/abcnews.al