Nga Franca, në Moldavi. Himni shqiptar në qendër të vëmendjes. Francezët na e ngatërruan me atë Andorrës dhe më pas i kërkuan falje Armenisë, duke thelluar gabimin e bërë. Pas shumë peripecive lojtarët e kombëtares dhe tifozët e pranishëm në stadium patën mundësinë të këndojnë himnin.
Edhe sot në Moldavi e bënë diçka të tillë, por zgjedhja e bërë nga organizatorët i ka befasuar të gjithë shqiptarët. Një kor me vajza ka kënduar himnin tonë kombëtar, në shqip. Fantastike! /abcnews.al
National Anthem of Albania, beautiful surprise in Moldova ♥️#Albania #Moldova #EURO2020 pic.twitter.com/IBjnOIfRwh
— Blerim Jahaj (@blerimjahaj) October 14, 2019