Superiorja rikthehet të premten. Java e tetë nis me përballjen Teuta-Flamurtari, që do të luhet në “Elbasan Arena”. Durrsakët kanë mbjellë fushën në stadiumin “Niko Dovana” dhe këtë fundjavë do të zhvendosen të luajnë në fushë asnjanëse. Ndeshjet e tjera zhvillohen të gjitha të shtunën.
Fillimisht në orën 14:00 luhen dy takime, Luftëtari-Bylis dhe Tirana-Laçi. Në kryeqytet me shumë mundësi do të rikthehen tifozët, pasi në klubin bardheblu po mendojnë ta shlyejnë gjysmën e dënimit me gjobë. Dy takimet e tjera, ato të orës 17:00, janë mjaft interesante.
Në Shkodër duan të “hakmerren” ndaj Partizanit, pasi para dy vitesh e fajësuan për rënien në Kategorinë e Parë. Vllaznia është e motivuar edhe prej rezultateve të mira, ndaj edhe pritet një ndeshje mjaft e luftuar. Në Korçë Skënderbeu pret Kukësin. Verilindorët synojnë të bëjnë kthesën
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 8
E premte, më 18 tetor 2019
Ora 18:00 | Teuta-Flamurtari
E shtunë, më 19 tetor 2019
Ora 14:00 | Luftëtari-Bylis
Ora 14:00 | Tirana-Laçi
Ora 17:00 | Vllaznia-Partizani
Ora 17:00 | Skënderbeu-Kukësi
/abcnews.al