Zgjedhjet në Poloni, Exit Poll: Partia e djathtë e Kaczynski fiton me 43.6%

schedule12:58 - 14 Tetor, 2019

schedule 12:58 - 14 Tetor, 2019

Në Poloni fiton partia e djathtë e Kaczynskit, e cila përforcon dhe më shumë mazhorancën absolute në parlamentin e vendit me 4 deputetë më shumë se katër vjet më parë. Jashtë parlamentit mbetet ekstremi i djathtë.

Partia e djathtë e Jaroslav Kaczynski është fituese e zgjedhjeve parlamentare në Poloni sipas të dhënave të para që janë publikuar gati menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit. Partia e së drejtës dhe Drejtësisë ka marrë 43.6 % të votave, 6% më shumë në krahasim me zgjedhjet e katër viteve më parë. Në parlamentin e ri do të hyjë dhe e majta e bashkuar e cila ka marrë12 për qind të votave. Ndërsa mbetet jashtë ekstremi i djathtë.

Partia e Kazinskit ka ruajtur mazhorancën absolute duke përforcuar avantazhet ndaj opozitës; ajo ka marrë 239 deputetë nga 460 që ka parlamenti polak.

Grupi kryesor i opozitës, koalicioni civil, ka 130 vende në parlament ndërsa e majta dhe koalicioni polak kanë respektivisht 43 dhe 34 deputetë. Dhe nacionalistët anti-europianë të konfederatës do të jenë pjesë e parlamentit me 13 deputetë./ABC News Albania 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!