“Një ndërprerje totale e komunikimit” është duke u zhvilluar në Gaza për shkak të mungesës së karburantit.
Kështu u shpreh të enjten kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA), Philippe Lazzarini, shkruan CNN.
Zyrtari, i cili nuk specifikoi se nga e mori lajmin, tha se kushtet po “përforconin ankthin dhe panikun dhe gjithashtu po përshpejtonin rendin e fundit civil të mbetur në Rripin e Gazës”.
UNRWA vuri në dukje në një postim në X se ndërprerja e komunikimit në enklavë do të thotë se agjencitë e OKB-së nuk do të jenë në gjendje të koordinojnë karvanet e ndihmave në enklavë, duke përfshirë një operacion të planifikuar ndihme në Kalimin e Rafahut të premten./abcnews.al


