Bushati në familjen Beqiri: Në Francë kanë nisur hetimet

schedule14:15 - 26 Dhjetor, 2017

schedule 14:15 - 26 Dhjetor, 2017

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se në Francë kanë nisur hetimet për zbardhjen e vdekjes së Florenc Beqirit. Ai ndodhej në shtëpinë Beqiri kur bëri këtë deklaratë.

Nga Shkodra ku ishte për ngushëllim në familjen Beqiri, ministri Bushati tha se në Francë kanë nisur hetimet për vdekjen e Florencit. Ministri i Jashtëm shkoi në shtëpinë e të riut, që humbi jetën në burgun e Marsejës në rrethana ende të paqarta.

Bushati shtoi se qeveria do të marrë përsipër shpenzimet për transportin e trupit të viktimës dhe do të sjellë atë në atdhe. Prioritare për Bushatin është që hetimet të shkojnë deri në fund dhe të zbardhen rrethanat. Për vdekjen e Florenc Beqirit ditët e mëparshme ka patur edhe protesta. Familjarët dhe opinioni kërkojnë që të zbardhet e vërteta e kësaj ngjarjeje, pasi rasti ka të bëjë me një të ri shqiptar të varfër që mori rrugën emigrimit për të mbijetuar. Por që mbeti i vdekur pikërisht në ditët e kthimit të tij./abcnews.al

Gazetar i ABC News: Simon Shkreli

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!