Moti – E martë, 26 dhjetor 2017
Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë zonat Qendrore dhe Jugore ndërsa vranësira të shpeshta do të ketë në Veri dhe zonat Lindore.
Gjatë pasdites vranësirat shtohen në të gjithë vendin duke sjellë shira të dobët në Veri ndërsa reshje të përkohshme shiu në pjesën tjetër të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit kanë qëndruar konstante gjatë orëve të para të ditës por një rënie e lehtë pritet në orët e mesditës, kryesisht në zonat malore.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.
Moti – E mërkurë, 27 dhjetor 2017
Sipas MeteoAlb: Vijon me vranësira dhe reshje në ekstremet Veri – Jug ndërsa shira të izoluar në pjesën tjetër të Shqipërisë.
Pasditja mbetet kryesisht e vranët ndërsa shira me intensitet mesatar do të bien në ekstremet Veri Jug ndërkohë që vijon me alternime kthjellimesh e vranësirash si edhe shira të izoluar do të vijojë pjesa më e madhe e Shqipërisë. Gjatë natës, shira me intensitet të ulët dhe mesatar përfshijnë thuajse të gjithë territorin shqiptar.
Temperaturat e ajrit rriten me 2 – 3°C gjatë orëve të mëngjesit ndërsa një rënie të lehtë sjellin orët e mesditës si pasojë e vranësirave dhe reshjeve.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 48 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë./abcnews.al