Producenti hollivudian Kevin Turen, i njohur më së shumti për serialet e HBO Euphoria dhe The Idol, vdiq papritur në moshën 44-vjeçare.
Babai i tij, Edward Turenne, konfirmoi vdekjen e djalit të tij në një deklaratë gjatë fundjavës, por shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.
“Kevin ishte tepër i veçantë, bota ka humbur shumë. Ai ishte kaq i veçantë”, tha Edward Turenne në një deklaratë për Deadline. Kevin la pas gruan e tij Evelina, me të cilën u martua në vitin 2012, dhe fëmijët e tyre, djemtë Jack dhe James.
Turenne ka lindur në Manhattan dhe ka studiuar film në Universitetin e Kolumbias përpara se të fillonte karrierën e tij. Ai bëri debutimin e tij si producent në filmin Wassup Rockers të vitit 2005, me regji të Larry Clark. Megjithatë, arritja e tij më e madhe ishte seriali Euphoria./abcnews.al