Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E FUNDIT/26 kosovarë të helmuar në Qendrën e Numërimit, shkak zarfet e ardhura nga Serbia

schedule12:29 - 13 Tetor, 2019

schedule 12:29 - 13 Tetor, 2019

26 zyrtarë kosovarë, numërues të votave të zgjedhjeve të 6 tetorit, janë shtruar në spital pas shfaqjes së sindromave të helmimit. Numëruesit janë ndjerë keq teksa hapnin zarfet me vota të ardhura nga Serbia. Duke reaguar lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar hetimin e ngjarjes, ndërsa Lista Serbe e ka cilësuar inskenim për vjedhjen e votave.

26 persona kanë marrë alergji gjatë verifikimit të votave të ardhura nga Serbia. Sipas dëshmitarëve, me tu hapur kutitë e ardhura nga Serbia ka kundërmuar një erë e rëndë ndërsa vëzhguesit nuk janë dëmtuar por komisionerët që kanë pasur kontakt fizik me zarfet kanë pasur alergji në duar dhe fytyrë, si dhe skuqje të syve.

Të gjithë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Udhëheqësi i Divizionit për Shërbim të Votuesve ka urdhëruar që të ndërpritet procesi i verifikimit të votave. Ndërkohë, policia dhe  Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës janë duke hetuar rastin.



“Situata nuk është ende e qartë, pasi aty ka zarfe që kanë ardhur nga vendet e tjera dhe nga Serbia. Procesi i verifikimit ka vijuar dhe më vonë do të kemi një pasqyrë më të qartë”.

Halimi tha se nuk dihet çfarë substance apo helmi është përdorur dhe se është herët të flitet pasi që organet kompetente janë në fazën e analizimit të tyre. Lidhur me ngjarjen ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka deklaruar se ky helmim ka shqetësuar familjarët e stafit dhe mbarë opinionin publik.

Sipas Vetëvendosjes, këto pako me fletëvotime nuk kanë ardhur përmes postës, ashtu siç e kërkon ligji për zgjedhjet, por janë sjellë në mënyrë të kundraligjshme nga zyra ndërlidhëse e Serbisë.

Ndërkohë, Stevan Veselinoviç, anëtari i Listës Serbe në KQZ ka thënë se ky helmim është “shfaqje e orkestruar” dhe “mashtrim shovinist” me qëllim “që të vidhen votat” e kësaj liste dhe t’u shpërndahen të tjerëve që nuk fituan numër të konsiderueshëm votash të komunitetit serb. Sipas tij, në një moment “të kurdisur”, punëtorët që numëronin zarfet u ankuan për kundërmimin e tyre, duke thënë se po shkaktojnë alergji dhe kruajtje./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!