Në pritje të dhënies së masës së sigurisë për banorët e arrestuar të unazës së re, bashkëshortja e një prej banorëve të arrestuar deklaroi për ABC News para gjykatës se arsyeja e arrestimit nuk është për protestën, por për çështje politike. Adelina Shehu, bashkëshortja e Gramoz Shehut apeloi për drejtësi, ndërsa shtoi se do të vijojnë protestën.
“Arsyen as sot nuk e di nuk ishim në protestë ishte një ditë më parë kur po pinim kafen e mëngjesit erdhi policia i tha ti do të vish me ne. Nuk e kuptojmë se kush është aryseja, ndoshta mund të jetë ndonjë arsye politike”.
Dhjetra banorë janë mbledhur sot para gjykatës në pritje të masës së sigurisë për të arrestuarit e Unazës së re që u arrestuan disa ditë më parë.
/abcnews.al


