Temperaturat e larta të muajit tetor, kanë ndikuar në pjekjen me vonesë të mandarinave.
Për rrjedhojë Konispoli prodhuesi dhe eksportuesi më i madh ,në vend i mandarinës, nuk ka nisur ende të nxjerri produkt, në tregun e jashtëm.
Një vit më parë fermerët në jug kishin eksportuar mandarina që, në fund të tetorit, ndërsa këtë vit do duhet të presin edhe rreth dy javë të tjera.
Dalja me vonesë e mandarinës në treg nuk pritet të ndikoj në çmim, por sipas fermerëve do të ketë fluks prodhimi dhe tregtimi në një kohë të shkurtër. Konispoli mbetet eksportuesi më i madh i mandarinës, në tregjet europiane me mesatarisht 50 mijë tonë prodhim çdo vit./abcnews.al