Afera për kompleksin Partizani/ Fatmir Bektashi dëshmoi për mbi dy orë në SPAK

schedule14:43 - 10 Nëntor, 2023

schedule 14:43 - 10 Nëntor, 2023

Biznesmeni Fatmir Bektashi ka përfunduar deklarimet në SPAK pas 2 orë e 30 minuta, i cili u shoqërua nga avokatia mbrojtëse.

Ortaku i dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme brenda pak ditësh, pasi me 6 Nëntor dëshmoi sërish lidhur me çështjen e Partizanit.

Ai është marrë nën hetim për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave në lidhje me aferën për ish kompleksin Partizani.

Bektashi e ka detyrimin për t’u paraqitur në Prokurori në datën 20 Nëntor, sikundër ish kryeministri Sali Berisha. Më 23 tetor, GJKKO caktoi “detyrim paraqitje” për biznesmenin./abcnews.al