Izraeli akuzon gazetarët e Gazës se kanë pasur njohuri për sulmin e Hamasit

schedule10:56 - 10 Nëntor, 2023

schedule 10:56 - 10 Nëntor, 2023

Ministri izraelit për Komunikime, Shlomo Karhi, i ka akuzuar katër gazetarë me bazë në Gazë, që kanë punuar me mediat perëndimore, se kanë pasur informacione për sulmin e Hamasit në Izrael.

Karhi u ka thënë mediave si Reuters, AP, CNN dhe New York Times se “individë brenda organizatave tuaja kanë pasur njohuri paraprake për këto veprime të tmerrshme”.

Reuters, AP, CNN dhe New York Times e kanë mohuar një pretendim të tillë, shkruan REL.

New York Times ka thënë se “akuza të tilla të pabaza” i rrezikojnë bashkëpunëtorët e jashtëm.

Hamasi ka nisur sulme shkatërruese dhe të pashembullta në jug të Izraelit më 7 tetor, duke i vrarë më shumë se 1.400 civilë dhe ushtarë izraelitë, dhe i ka kidnapuar më shumë se 240 persona tjerë.

Në imazhet e shkrepura prej fotografëve janë parë: një tank i djegur izraelit, palestinezët duke e thyer barrierën në komunitetin Kfar Aza dhe skena tjera të sulmit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!