Plani 6 miliardë euro për Ballkanin/ Komisioni konfirmon fondet IPA, Balluku: Vlerësimi më i mirë, rezultat i reformave

schedule15:13 - 9 Nëntor, 2023

schedule 15:13 - 9 Nëntor, 2023

Progres raporti i Komisionit Europian ka vlerësuar reformat e ndërmara nga Shqipëria në drejtim të integrimit. Zv/kryeministrja Belinda Balluku së bashku me ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca prezantuan raportin progresin e bërë për Shqipërinë.

Ambasadori Soreca theksoi se Bashkimi Europian parashikon një mbështetje prej 6 miliardë eurosh për  Ballkanin.

“Shqiperia duhet te pergatise nje axhende reformash cdo vit me disa prioritete kryesore dhe per te vene ne zbatim kete axhende, plani i rritjes i jep nje asistence financiare e cila eshte e kushtezuar nga permbushja e ketyre reformave. Komisioni ka propozuar nje instrument per 6 miliardë euro per periudhen 2024-2027. Kjo perbehet prej 2 miliarde euro ne grante dhe 4 miliarde ne hua. Kjo perfaqeson nje mundesi te jashtezakonshme per Shqiperine dhe shtetasit shqiptare.”

Zv.kryeministrja Belinda Balluku u shpreh se progress raporti i fundit është një ndër më pozitivët dhe kjo si pasojë e reformave të ndërmara. Ndërsa bëri me dije se në kuadër fondeve IPA Shqipëria do të përfitojë nga BE 250 milionë euro.

Ndërkohë në lidhje me marrëveshjen me Italinë për emigrantët  u dha ky sqarim:

“Marrëveshja ka kaluar në qeveri të gjithë procesin dhe do të shkojë në parlament për t’u ratifikuar. Askush nuk duhet të shqetësohet, as për kornizën juridike të saj. Përcakton në mënyrë të duhur të drejtën e palëve.

E konsiderojmë Shqipërinë një shtet europian, e kuptojmë shumë mirë problematikën që ka sot shteti fqinj. Jemi solidar. Na vjen keq që ka politikanë shqiptarë që për arsye të luftës me qeverinë merren me ngjyrën e emigrantëve. Jemi popull që kemi vuajtur në kurriz paragjykimet. Është një rrugë e gjatë, do shkojë në parlament, do e dëgjoni në komisione” tha Balluku.

“Më lejoni të vlerësojë që Komisioni Europian është informuar, por jo konsultuar për memorandumin e vërtetimit. Për këtë arsye ne kemi marrë tekstin vetëm dy ditë më parë dhe për këtë arsye konsultimet për këtë tekst janë në vijim e sipër. Ne e kuptojmë që ky tekst është vetëm një hap i parë dhe do të duhet të përkthehet në ligj nga të dyja palët dhe këtu ne do të bëjmë dhe vlerësimin tonë. Ka detaje që duhen verifikuar në ligj.

Për momentin do të ishte e parakohshme që të japim vlerësime për dokumentin se ato kanë vlerë më shumë politike dhe jo domosdoshmërisht ligjore. Në çdo rast, BE dhe shtetet anëtare mund të bashkëpunojnë se çështjet e menaxhimit të emigracionit me vendet e tjera, duke respektuar gjithmonë zbatimin e legjislacionit BE dhe konventave” -tha Soreca.