Të prangosur dhe me gojën e mbyllur, banorët protestuan te Unaza e re

schedule19:02 - 12 Tetor, 2019

schedule 19:02 - 12 Tetor, 2019

Të prangosur dhe me gojën e mbyllur, banorët e Unazës së re vijojnë protestën e tyre. Ata kërkojnë anulimin e projektit të unazës së re dhe dëmshpërblim të njehsuar në vlerën e tregut.

Nuk ka munguar edhe simbolika e kësaj proteste. Pas jelekëve portokalli, banorët kanë lidhur duart me zinxhirë dhe kanë mbyllur gojën në mënyrë simbolike.

Protesta e tyre është zhvendosur në trotuar, për të mos ndaluar qarkullimin.

Ata u bëjnë thirrje qeverisë për dialog dhe avokates së popullit të vijë t’i mbështesë.

Banore e prekur nga projekti: “Nuk na tremb as burgu i këtij krimineli se i kemi dhënë këtij shteti për 30 vjet taksa dhe është gjaku dhe djersa jonë. Në unazë të re është një gjenocid. O djem rrëmbeni pushkën ja vdekje ja liri, se nuk mund të jetojmë në këtë diktaturë e me këtë kriminel. Ne protestën tonë do ta çojmë deri në fund. O vdekje o liri. Banorë të jeni të bindur se fitorja është e jona. Kjo qevri ka hipur në dërrasë të kalbur. Nuk do të na ndalojë kush. Do ngrejmë çadra deri sa të të lirohen vëllezërit tanë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!