Teksa ka nisur numërimi mbrapsht për fatin e negociatave me BE, në Tiranë opozita po hesht kujdesshmëm, ndërsa KM vijon të përgatisë terrenin për JO-në, e cila javën politike që lamë pas, u përforcua edhe nga Holanda e Franca.
Kjo e fundit duket se do penalizojë edhe Maqedoninë e Veriut, një lehtësim politik për Km Rama.
Numërimi mbrapsht ka nisur edhe për Ilir Metën, teksa të hënën Venecia do publikojë Opinionin zyrtar.
Pavarësisht numrave bë kuvend, socialistët nuk kanë situatë të qetë brenda partisë, ndërsa nga Kosova fitorja e Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, dukej sinjali i triumfi zgjedhor i të rinjve ndaj establishmentit politik shumëvjecar, një trend i viteve të fundit në Europë.
https://youtu.be/a4yc035JLWY
Po cfarë ndodhi javën politike që lamë pas?
Në një fjalim në Kuvend, kryeministri Rama tha se debati për zgjerimin ose jo të BE-së në politikën e Holandës po bëhet vetëm në kuadër të elektoraktit vendas.
“Besoj se duke ndjekur debatin në Parlamentin holandez, kushdo që dëshiron të kuptojë, ka mundur të kuptojë se të gjitha fjalimet e bëra në Parlament i janë drejtuar elektoratit të atij vendi dhe se në të gjithë qasjen e Parlamentit, apo të partive të ndryshme brenda Parlamentit është përvijuar i gjithë debati i brendshëm me forcat pro zgjerimit, me forcat kundër zgjerimit, me zërat që fuqizojnë mesazhin e nevojës për të vazhduar procesin e zgjerimit dhe zërat që fuqizojnë mesazhin e nevojës për ta ndaluar procesin e zgjerimit”, u shpreh Rama.
Një ditë përpara këtij qëndrimi, ministri i jashtëm i Holandës Stef Blok ishte thirrur në seancë dëgjimore para Komisionit të Çështjeve Europiane të parlamentit holandez mbi qëndrimin e MPJ për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.
Qëndrimi që i ishte përcjellë parlamentit përmes këtij dokumenti, në të cilin konkludohej se “Shqipëria duhet të bëjë më shumë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Kabineti qeveritar mendonte se është e parakohshme hapja e negociatave tani. Në dokument pasqarohej edhe qëndrimi gjerman me kushtet e bundestagut por pa një vlerësim konkret ndaj tij.
Politika në ABC News ka mësuar se partitë e ekstremit te majtë, ato të ekstremit të djathtë, si dhe partia e koalicionit qeverisës CDA janë shprehur qarësisht kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.
Të vetmit që u shprehën pro gjatë asaj séance në komision ishin Social demokratët dhe Të gjelbrit e majtë.
Këta të fundit sugjeruan që Holanda të bashkohej me qëndrimin gjerman me kushte. Dy ishin pyetjet kryesore që iu drejtuan ministrit Blok.
A qëndron aleanca e vendeve të BE kundër Shqipërisë, si në 2018?
A do pajtohet JO, me kusht e Holandës, me PO, POR… të
Gjermanisë?
Politika në ABC News ka mësuar gjithashtu se së pari ministri Blok ka thënë se i qëndron mocionit të miratuar në dhomën e ulët në qershor kundër celjes së negociatave me Shqipërinë.
Për pyetjen e parë, ai ka pranuar se nuk është i sigurt nëse një aleancë kundër celjes së negociatave, si në vitin 2018 mes Francës dhe Danimarkës qëndron akoma.
Por ka lënë të hapur pozicionin e qeverisë holandeze për pyetjen e dytë, pra njësimin me pozicionin e Bundestag-ut gjerman për Shqipërinë, duke thënë se këtë do ta diskutojë edhe me vendet e tjera anëtare.
Politika në ABC news ka mësuar edhe se edhe dhoma e përfaqësuesve të Parlament ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Rutte për qëndrimet e Holandës.
Interpelanca do mbahet të martën e 15 tetorit, pas mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE në Luksenburg, ku Holanda do përfaqësohet vetëm me ambasadorin, pasi ministri i jashtëm do jetë në vizitë në Indi.
Nëse do ketë një vendim nga mbledhja e ministrave të jashtëm, Rutte do sqarojë qëndrimin e Holandës aty, e nëse jo, atëherë kryeministri do do të japë llogari në seancë plenare për qendrimin që do mbajë në Samitin e Këshillit Europian si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut.
Politika në ABC Neës ka mësuar se ka një lëkundje të qëndrimit të Holandës, jo për të ndryshuar pozicionin ndaj Shqipërisë, por për të mos e bllokuar Shqipërinë nëse Holanda mbetet e vetme në kundërshtinë e saj për hapjen e negociatave./Politika në ABC News/