“Mami s’më ka lënë t’i hiqja vetullat”: Dua Lipa tregon të gjitha sekretet e bukurisë

schedule13:01 - 12 Tetor, 2019

schedule 13:01 - 12 Tetor, 2019

Regjimi i njerëzve të famshëm nuk ngjan aspak me atë të njerëzve të thjeshtë! Ata janë njerëz që influencojnë botën e artit, të së bukurës, krijojnë trende, nxisin opinione dhe si të tillë duhet të jenë të ‘përososur’! Realiteti në rrjtetet sociale është tejet i ashpër dhe gjithëkush pas një profili fallco është aq kritik dhe i hidhur ndaj njerëzve të famshëm, kur këta të fundit nuk janë aq perfekt sa pretendohet. Por për Dua Lipën nuk mund të themi të njëjtën gjë ! Artistja me famë botërore, është e përsosur ! 24-vjeçarja me origjinë nga Kosova numëron dhjetra çmime, hite e bashkëpunime të suksesshme dhe nuk gjendet rastësisht në krye të klasifikimeve botërore ! Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për Elle ki ka zbuluar sekretet e bukurisë së saj dhe rutinën që ndjek !

Dua Lipa zgjohet në orën 06:30 të mëngjesit, ushtrohet pesë ditë në javë dhe kujdeset shumë për lëkurën e saj. E fillon ditën me një dush e nga shtëpia nuk del nëse nuk ka aplikuar produktet e fytyrës pa të cilat nuk bën dot ! Serumi me vitaminë B, kremi hidratues dhe kremi me faktor mbrojtës. Dua pranon se kaq e kujdesshme ndaj kujdesit të lëkurës ka filluar të tregohet pas udhëtimeve të shpeshta që i duhet të bëjë !

Në mbëmje nuk harron të heqë grimin me një vaj pastrues, ndjekur me një serum probiotik dhe krem për fytyrën. Në ditët kur Dua është më pak e ngarkuar, ajo përpiqet ta lërë fytyrën të marrë frymë. Nuk vendos make-up vetëm lyen pak vetullat qerpikët dhe është gati për të dalë.

“Kur shikohem në pasqyrë shoh që vetullat e mia janë perfekte. Ato i kam marrë nga ana e familjes së babait tim, plus mamaja ime nuk më la kurrë t’i hiqja – madje edhe kur ato rriteshin deri tek qepallat e mia!” Një gjë që bukuroshja e ka provuar, por zbuloi që thjesht nuk bënte për të, ishte nxirja artificiale !

Pra Dua zbuloi që veç gjeneve të mira, është e kujdesshme me lëkurën e me produktet që vendos në fytyrë. Vallë kaq mjafton për të patur një fytyrë si beb?