VIDEO/ Ditë barazimesh, Teuta e Laçi ndajnë pikët në “Niko Dovana”

schedule19:05 - 5 Nëntor, 2023

schedule 19:05 - 5 Nëntor, 2023

Nuk ka shkuar më shumë se barazimi, 1 me 1 sfida, mes “durrsakëve” të Teutës dhe “kurbinasve” të Laçit, në “Niko Dovana”, përballje kjo e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit shqiptar të futbollit, Kategoria Superiore.

Siparin e golave në këtë sfidë e hapën djemtë e teknikut Edi Martini, të cilët gjetën rrugën e rrejtës, në sekondat e fundit të pjesës së parë, falë sulmuesit Klejdi Daci, i cili gjeti hapësrinë e duhur brenda zonës, për ta çuar topin në rrjetën e boshatisur të “kurbinasve”. Pas plot 45 minutash pritje vjen dhe goli i barazimit, me talentin 17-vjeçar të mesfushës, Olsi Myrta, i cili gjen rrugën e rrjetës vetëm 4 minuta pas hyrjes së fushë, duke filluar festën në kampin e tij.

Falë këtij rezultati, Teuta vijon të mbetet në fundin e renditjes, kësaj radhe me 12 pikë, po aq sa Dinamo e vendit të fundit, por me një golavarazh më të mirë se kryeqytetasit. Ndërkaq, në krahun tjetër, Laçi fiton një pikë tejet të rëndësishme dhe futet në zonën e “Final 4”, teksa deri më tani ka plot 15 pikë në 12 ndehjet e para.

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Klejdi Dacit, 1-0:

Goli i Olsi Myrtajt, 1-1: