“Rrogozhinasit” kërkojnë të ruajnë kryesimin, publikohen formacionet e sfidës Erzeni-Egnatia

schedule16:48 - 4 Nëntor, 2023

schedule 16:48 - 4 Nëntor, 2023

Ndeshja e sotme mes Erzenit dhe Egnatias do të hape javën e 12 të Kategorisë Superiore, me dy skuadrat që gjenden në skajet e kundërta të tabelës së klasifikimit dhe luftojnë për objektiva plotësisht të ndryshëm.

Erzeni është në vendin e 8 aktualisht dhe kërkon të largohet sa më shpejt nga kjo pozitë, ndaj për shijakasit një rezultat pozitiv është thelbësor për të shmangur një krizë të mundshme, edhe për faktin se prej tre javësh nuk shijojnë fitoret.

Ndërsa Egnatia ka fituar 3 nga 4 ndeshjet e fundit dhe vazhdon të jetë në kryesimin e Superiores, edhe pse tani për momentin e ndan këtë pozitë me Partizanin.

Formacionet zyrtare:

ERZENI: Hasanbelli, Kacbufi, Sadiki, Atanda, Osmanllari, Alba, Migone, Kahrimanoviç, Mihana, Zeka, Meçja.

Trajner: Alfred Deliallisi

EGNATIA: Sherri, Malota, Xhemajli, Musta, Fangaj, Mëllugja, Zejnullai, Spahiu, Fernando, Paulauskas, Duamena.

Trajner: Edlir Tetova /i.m /abcnews.al