Tronditet Atletico, “Loc Colchoneros” munden pastër në transfertën e Las Palmas

schedule23:26 - 3 Nëntor, 2023

schedule 23:26 - 3 Nëntor, 2023

“Los Colchoneros” e Atletico Madrid pësuan një tronditje mbrëmjen e kësaj të premteje nga Las Palmas me rezultatin e ngushtë 2-1, duke regjistruar kështu disfatën e dytë në 11 javë kampionat, me “bardhekuqtë” që po kalonin një moment të mirë, teksa vinin pas 4 triumfesh radhazi.

Për sa i përket ndeshjes, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa të 3 golat u shënuan në pjesën e dytë.

Kirian në minutën e 51′-të dhe Ramires në të 75′-tën shënuan 2 herë për Las Palmas, teksa golin e vetëm për “los colchoneros” e realizoi Morata në minutën e 83’-të, por vetëm kaq, pasi në fund ishte skuadra vendase që festoi.

Në sfidën e radhës, bardhekuqtë e Simeones do të presin “nëndetëset e verdha” të Villarreal, ndërsa Las Palmas luan në transfertë ndaj Osasuna. /i.m /abcnews.al