Qeveria e Serbisë i dërgoi Presidentit të Republikës propozimin për shpërndarjen e Kuvendit Kombëtar dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare.
“Mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare në rrethanat ekzistuese do të siguronte një shkallë më të lartë të demokracisë, duke reduktuar tensionet e krijuara midis opsioneve kundërshtare në shoqëri, duke refuzuar ekskluzivitetin dhe gjuhën e urrejtjes”, thuhet në arsyetimin e qeverisë serbe.
Në propozimin për shpërndarjen e parlamentit, ndër të tjera theksohet se kohët e fundit ka pasur kërkesa të shumta për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme./abcnews.al