Pak ditë më parë, deputeti gjerman i CDU/CSU Gunther Krichbaum, gjatë një vizite në Tiranë, mbajti qëndrime të forta dhe të drejtpërdrejta kundër Sali Berishës, i cili së fundmi është subjekt hetimi nga SPAK, me dyshime për korrupsion për sa i përket aferës së privatizimit të ish kompleksit Partizani.
Kjo deklaratë u komentua këtë të hënë në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla. Analisti Skënder Minxhozi theksoi se Krichbaum por edhe përfaqësues të tjerë të huaj kanë një skeptizicëm të dukshëm ndaj Berishës si politikan dhe se ai shihet si një faktor bllokues i të djathtës shqiptare.
“Krichbaum ka qenë njeri i fortë i djathtës gjermane. Ka qenë skeptik sa i përket hapjes së negociatave, ka qenë spektik ndaj Ramës si politikan, ndaj qeverisë së majtë dhe ka qenë një kundër Merkel në kohën e të djathtës zyrtare gjermane. Ka qenë një nga rolet e tij si personazh i të djathtës gjermane. Ndryshimi dhe transformizmi që pësuan shumë personazhe të së djathtës gjermane dhe evropiane është se ata edhe në Britaninë e Madhe apo Amerikë, ka një spekticizëm të dukshëm në rritje sa i përket Berishës si politikan dhe asaj çka ai përfaqëson. Pse ndjejnë diçka. Ndjejnë që Berisha është një lloj faktori bllokues i një hapje të vërtetë të të djathtës shqiptare drejt diçkaje tjetër. Berisha la Bashën 9 vjet në krye të opozitës, i humbi të gjitha dhe tha po e marr vetë se po e bëj më mirë në këtë moshë që kam. Këta persona si Krichbaum kuptojnë falsitetin e jetës politike të këtij personi.”, u shpreh ai. /abcnews.al