“Borëbardha” është filmi i risjellë edhe një herë për të gjithë fëmijët e sotëm, bazuar te klasiku i njohur ‘Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhët’ nga viti 1937.
Rachel Zegler dhe Gal Gadot yll. Snow White është drejtuar nga Mark Webb (The Amazing Spider-Man), ndërsa Mark Platt (The Little Mermaid) është producent.
Filmi është larg publikimit, por është vendosur që tani në qendër të polemikave. Kjo pasi fillimisht, u vendos që të hiqeshin personazhet xhuxha, duke u zëvendësur me krijesa magjike. Mirëpo, ky vendim bëri që të mërziteshin shumë aktorë xhuxh, të cilët u ndjenë të përjashtuar nga projektet e ndryshme filmike dhe televizive.
First look at ‘SNOW WHITE’, starring Rachel Zegler and Gal Gadot.
In theaters on March 21, 2025. pic.twitter.com/C9OXfIMZG2
— DiscussingFilm (@DiscussingFilm) October 27, 2023
Disney tani ka publikuar imazhin e parë nga filmi i ardhshëm dhe duket se xhuxhat janë ende në film, por ata nuk janë aktorë të vërtetë, por personazhe të CGI (Imazhet e gjeneruara nga kompjuteri).
Jo vetëm që ata kanë publikuar imazhin e parë zyrtar nga filmi, por edhe një datë të re të publikimit, e cila tani është planifikuar për 21 Mars 2025, pothuajse një vit më vonë se sa ishte planifikuar fillimisht./abcnews.al