Masakra me 18 të vrarë në Maine, gjendet i vdekur autori

schedule08:31 - 28 Tetor, 2023

schedule 08:31 - 28 Tetor, 2023

Autori i dyshuar i sulmeve që vrau 18 persona dhe plagosi 13 të tjerë në qytetin e vogël Lewiston në shtetin e Maine, Robert Card, u gjet i vdekur.

Rezervisti 40-vjeçar i ushtrisë amerikane, sipas raportimeve të para, është vetëvrarë, sipas të njëjtave burime, një zhvillim që i jep fund ndjekjes 48-orëshe pas episodit më vdekjeprurës të kësaj natyre në historinë e shtetit.

Trupi i tij u gjet pranë lumit Androscoggin në zonën e Ujëvarës së Lisbonës, rreth 10 milje nga Leëiston.

Autori i dyshuar i masakrës më të rëndë në SHBA këtë vit është gjetur i vdekur pas një gjuetie dyditore në shtetin e Maine, kanë konfirmuar autoritetet në shtetin verilindor.

“Ai është i vdekur. Policia e shtetit të Maine ka gjetur trupin,” tha guvernatori Janet Mills, duke iu referuar të dyshuarit për masakrën e Lewiston të 18 personave, 40-vjeçarin Robert Card, një rezervist i ushtrisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!