Gundogan rishikoi ndeshjen e mëparshme kundër Real Madrid në prag të “El Clasico”, ku gjithashtu ka komentuar edhe për rastin e Vinicius Jr.
“Dikush duhet të interpretojë veprimet e Vinicius si provokim, por për mua, sinqerisht nuk janë. Me sa duket, ai e di tashmë që nëse reagon, do të fërshëllhet nga tifozët kundërshtarë, por ndoshta atij i pëlqen ta fërshëllejnë, nuk e di.
Roli im brenda skuadrës? Nuk kam ardhur këtu që të shkëlqej apo të jem superstar. Unë erdha këtu për të ndihmuar ekipin të jetë i suksesshëm dhe të ndihmoj shokët e skuadrës që të jenë më të mirë në fushë”, është shprehur ndër të tjera Gundogan, mesfushori i Barcelonës./h.ll/abcnews.al