“Ryanair” vjen në Tiranë dhe nis fluturimet më 31 tetor, Rama: Planifikon krijimin e vendeve të reja të punës

schedule21:20 - 25 Tetor, 2023

schedule 21:20 - 25 Tetor, 2023

TIRANË- Kompania e mirënjohur Ryan air do të nisë operimin në Shqipëri në 31 tetor duke ofruar 17 destinacione për të gjithë qytetarët.

Këtë lajm e ka përshëndetur edhe kryeministri i Shqipërisë, i cili thotë se ky zhvillim i ri do të krijojë vende pune si dhe ofrimin e mundësive të reja për fluturimet nga Tirana drejt kryeqendrave europiane.

“Kompania e fluturimeve Ryanair gati prej 31 tetorit të nisë fluturimet në Shqipëri, pas firmosjes së marrëveshjes disa muaj më parë. 200 fluturime në javë në 17 destinacione. Ryanair planifikon krijimin e vendeve të reja të punës, si edhe ofrimin e mundësive të reja për fluturime direkte mes Tiranës dhe kryeqyteteve europiane”, tha ai.

Më tej Rama thotë se Shqipëria tashmë është kthyer një një atraksion të këndshëm për turistët. Ai thotë se vetëm për shtatorin e kanë vizituar vendin tonë  1.1 milionë turistë

“Shqipëria Turistike po rritet çdo muaj; vetëm për shtatorin numri i vizitorëve të huaj ishte 1.1 milionë, 45% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kalua”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!