Zgjatet sezoni turistik/ Vetëm në shtator mbi 1.1 milionë vizitorë të huaj në vend

schedule14:24 - 25 Tetor, 2023

schedule 14:24 - 25 Tetor, 2023

Vjeshta vijon të ketë një fluks të lartë turistësh në Shqipëri.Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm gjatë shtatorit.

Mbi 1.1 milionë turistë të huaj e kanë vizituar Shqipërinë vetëm në shtator, duke dëshmuar kështu një sezon turistik të zgjatur.

Të dhënat e publikuara nga Instat tregojnë për një rritje të vizitorëve të huaj me 45% më shumë se krahasuar me shtatorin e viti që lamë pas. Ndërsa si raport 9-mujor, shifra ka arritur rekord në mbi 8.2 milionë shtetas të huaj që kanë hyrë në vendin tonë, më e larta e shënuar ndonjëherë. Pritshmëritë janë që ky vit të arrij shifrën 10 milion turistë duke u regjistruar një ndër vitet më të mbara për turizmin në vend.

Peshën kryesore e mbajnë vizitorët nga Europa gjatë shtatorit, ndjekur nga shtetasit e huaj nga Amerika dhe Azia Lindore e Paqësori, rajone të cilat kanë parë një rritje të ndjeshme edhe përgjatë gjithë vitit. Turizmi patriotik mbetet shtyllë e rëndësishme e turizmit.

Pritshmëritë e operatorëve janë që edhe vitin tjetër sektori të përjetojë një boom turistësh. Ndëkrohë, për vitin 2024 Shqipëria do të jetë edhe vendi pritës I takimit të shtatëmbëdhjetë i Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit që do të mbahet në Tiranë në pranverë.

Por, nga ana tjetër e lartë rezulton edhe shifra e shqiptarëve që kanë dalë jashtë vendit muajin e kaluar duke kapërcyer 600 mijë shtetas, ndërkohë që si periudhë janar-shtator kjo shifër arrin në 5.1 milionë shtetas në total./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!