Prapaskenat e mungesës me Kolumbinë, dy opsione për James Rodriguez

schedule12:29 - 10 Tetor, 2019

schedule 12:29 - 10 Tetor, 2019

James Rodriguez flirtoi gjatë gjithë verës me Napolin, por në fund vendosi të qëndrojë në Madrid. Kolumbiani po aktivizohet nga Zidane dhe ka rifituar simpatinë e tifozëve të Realit. Fantazisti është i motivuar në maksimum, madje duke “sakrifikuar” edhe kombëtaren.

AS raporton se Rodriguez ka refuzuar thirrjen e Kolumbisë për dy miqësoret kundër Kilit dhe Algjerisë. 28-vjeçari ka vendosur të vazhdojë stërvitjet me Realin dhe të punojë fort për t’u rikthyer në formën më të mirë.

Një veprim që “gëzon” drejtuesit e “Los Blancos” dhe trajnerin Zidane, por ndryshe mendojnë në Kolumbi. Në vendin amerikano-latin e përgënjeshtrojnë këtë lajm dhe trajneri i kombëtares, Carlos Queiroz, sqaron të vërtetën.

Dikush ka thënë që James nuk donte të vinte në kombëtare, por nuk është e vërtetë. Nuk më ka ndodhur kurrë që një futbollist të më kërkojë një gjë të tillë. Vendimin për të mos e grumbulluar e kam marrë unë. Duhet të mendojmë për të ardhmen e Kolumbisë dhe jo për ata që nuk janë këtu”, thekson trajneri portugez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!