VIDEO/ Të pamposhtur prej 11 sfidash në “shtëpi”, Aston Villa triumfon me “poker” ndaj West Ham

schedule19:29 - 22 Tetor, 2023

schedule 19:29 - 22 Tetor, 2023

Aston Villa e Unai Emery ka arritur një fitore madhështore pasditen e sotme, teksa në “Villa Park” kanë mundur me rezultatin e thellë, 4 me 1, “çekanët e West Ham, duke e çuar në 11 fitore radhazi në Premier League, përballjet e zhvilluara në “shtëpinë” e tyre.

Përgjegjës për golat e vendasve ishin Douglas Luiz, me një dopietë në minutat 30’ e 51’, “bomberi” anglez, Ollie Watkins, si dhe “fantazisti” nga Xhamajka, Leon Baily, me këta të fundit që shënuan nga një gol në minutat 74’ e 89’, ndërsa për miqtë golin e “nderit” e shënoi, anësori anglez, Jarred Boëen, në minutën e 56’.

Falë kësaj fitoreje, skuadra e Aston Villa ngjitet në vendin e 5 të tabelës, me plot 19 pikë, vetëm 2 pikë nga kreu dhe 1 pikë larg zonës “Champions”, ndërsa “çekanët” e Ëest Ham mbeten në vendin e 9 të renditjes me 14 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: