Irani fajëson SHBA-në për luftën në Gaza: Do të ketë pasoja nëse vazhdojnë bombardimet ndaj civilëve

schedule17:23 - 22 Tetor, 2023

schedule 17:23 - 22 Tetor, 2023

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian deklaroi se SHBA po zhvillon një luftë kundër palestinezëve përmes Izraelit, duke paralajmëruar pasoja nëse bombardimet ndaj civilëve në Gaza vazhdojnë.

“Ajo që ne dëshmojmë sot në Gaza është një luftë me prokurë e zhvilluar nga regjimi i rremë izraelit, në përfaqësimin e SHBA-së, kundër kombit të shtypur të Palestinës dhe civilëve”, u tha gazetarëve Amirabdollahian, shkruan Al Jazeera.

Ai tha se është “e hidhur dhe për të ardhur keq” që presidenti amerikan, Joe Biden bëri një vizitë në Izrael të mërkurën dhe mbështeti sulmet e tij ndaj spitaleve, xhamive, kishave dhe civilëve.

“Me praninë e tij në Tel Aviv, presidenti amerikan zyrtarisht njoftoi se do të dërgojë qindra avionë, anije dhe kamionë të mbushur me armë për të mbështetur vrasjet masive që Izraeli po kryen në Gaza”, theksoi ministri iranian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!