Deputeti i Partisë Demokratike, Arbër Agalliu ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka folur për largimin e shqiptarëve, rritjen e çmimeve dhe situatën kritike në ekonomi.
Ai shprehet se qeveria shqiptare duhet të ketë një plan të qartë zhvillimor dhe një strategji kombëtare zhvillimi e ndërtuar me të gjithë aktorët dhe faktorët.
Agalliu shton se rritja e çmimeve është alarmante, ndërsa qeveria nuk po merr asnjë masë, ashtu siç bëri Italia.
Deputeti thekson se PD kërkon, ë pari pranimin e situatës kritike në ekonomi si dhe zbatimin e rekomandimeve të Bankës Botërore apo FMN!
Kërkon mbështetje për familjet në nevojë, mbrojtjen e bizneseve, uljen e barrës fiskale sidomos për bizneset e vogla dhe të mesme, mbështetje për shtresën e mesme dhe jo rritje te tatim taksave për profesionet e lira.
Deklarata e plotë:
Përshëndetje të nderuar qytetar!
Përtej gjithë propagandës apo gjysma të vërtetave mbi ecurinë ekonomike të Shqipërisë ku në thelb qeveria vijon të evidentoj turizmin si suksesin e saj por harron sakrificën e qindra e qindra bizneseve në këtë sektor, duhet të theksojmë se ekonomia shqiptare përballet në mënyrë të vazhdueshme me sfida dhe problematika të mëdha.
Këto sfida dhe problematike nuk mund të zgjidhen me propagandë, klipe e vidoklipe por me reforma të thella strukturore të ekonomisë shqiptare.
Ne ende nuk kemi evidentuar dhe ndertuar një strategji kombëtarë për zhvillimin ekonomike per 50 vitet e ardhshme.
Cilat do zë jenë avantazhet konkurruese të Shqipërisë në vijim?
Do të jetë turizmi? Do të jetë bujqësia? Do të jetë industria apo çfarë?
Zhvillimi i vendit nuk mund të lihet në dorë të oligarkisë ekonomike vendase apo të huaj, të cilët e shikojnë Shqipërinë si një tortë ku e ndajnë sipas oreksit.
Qeveria shqiptare duhet të ketë planë të qartë zhvillimor dhe një strategji kombëtare zhvillimi e ndërtuar me të gjithë aktorët dhe faktorët, grupet e interesit si dhe ekspertët më të mirë, larg politikës së ditës.
Sipas Bankës Botërorë, raport i para disa ditëve, thuhet se Shqipëria ka rritje por pa mirëqënie. E përkthyer më thjesht, do të thot që paraja është e fokusuar në disa duar dhe mirëqënia e shqiptarëve është largë asaj që duhet të jetë, aq më tepër nëse e krahasojmë me vendet e Bashkimit Europian, ku asporojmë të bëhemi pjesë.
Banka Botërore vë në dukje se, investimet në kapitalin njerëzor dhe në produktivitetin e bizneseve janë dy rrugët për të përshpejtuar mirëqënien e shqiptarëve por ajo që fatkeqësisht ndodh është është largimi masiv i shqiptarëve. Sot shqetësim është largimi i shtresës së mesme dhe profesionistëve si mjek e infermierë, mësues e pedagog, inxhinierë e arkitekt.
Nga ana tjeter vijon rritja e çmimeve, ku çmimet e shportës janë në nivele alarmante për të ardhurat që shqiptarët kanë.
Sipas INSTAT për 34 artikuj të shportës së konsumit të mallrave ushqimore tregojnë se rritja më e madhe e çmimeve vitin e fundit ka ndodhur për produkte bazë si qep, patate, djath, domate dhe gjalpin nga 24-55%.
Që nga prilli i vitit 2022 çmimet e ushqimeve nisën rritjen dyshifrore me rreth 15 %.
INSTAT raporton se në periudhën janar-gusht 2023 çmimet e ushqimeve në vendin tonë u rriten me 11 %,
Pamvarsisht kësaj, qeveria nuk ka marrë asnjë masë domethënëse, asnjë ulje të barës fiskale, asnjë uljte të tvsh për produktet e shportës, asnjë takim me grosistët apo importuesit kryesor për të ulur çminet e produkteve bazë, sikurse beri Itali e cila uli me 10% çmimet e produkteve kryesore (një akt kombëtar solidariteti).
Qeveria ende nuk po përcakton minimumin jetik duke lënë në dorë të fatit qindra familje ne nevojë.
Ndaj, në këto kushte, Partia Demokratike kërkon nga qeveria së pari pranimin e situatës kritike në ekonomi si dhe zbatimin e rekomandimeve të Bankës Botërore apo FMN!
Kërkon mbështetje për familjet në nevojë, mbrojtjen e bizneseve, uljen e barrës fiskale sidomos për bizneset e vogla dhe të mesme, mbështetje për shtresën e mesme dhe jo rritje te tatim taksave për profesionet e lira.
Qarkullimi i kapitalit në ekonomi është jetik dhe kjo duhet nxitur por fatkeqësisht kjo qeveri vijon të mbetet klienteliste dhe e korruptuar.
Faleminderit! /abcnews.al