Humbi sfidën ndaj Çekisë, Broja gati për tundur rrjetën ndaj “topçinjve” të Arsenal

schedule09:56 - 20 Tetor, 2023

schedule 09:56 - 20 Tetor, 2023

“Bomberi” nga Malësia e Madhe, Armando Broja nuk po kalon momentin e tij më të mirë në karrierë, teksa pavarësisht rikthimit sërish po ndjen dhimbje në gjurin e operuar, dhimbje e cila e detyroi të humbte dhe sfidën ndaj Çekisë, pavarësisht se ishte në listën e lojtarëve të grumbulluar nga tekniku Sylvinho.

Mirëpo, duket se për 22-vjeçarin po vijnë më në fund lajme të mirë, teksa pas “pushimit” të ndeshjeve kombëtare, Broja është rikthyer menjëherë në stërvitje me “blutë” e Chelsea dhe pritet të jetë i gatshëm për sfidën e së dielës ndaj “topçinjve” të Arsenal.

Ndërkaq, kujtojmë se tekniku Pochettino ka mbetur i “mahnitur” nga “bomberi” shqiptar, teksa më herët e ka konsideruar Brojën si një lojtar shumë të talentur, i cili pritet të jetë në një “garë” të ethshme, me senegalezin, Nicolas Jackson për një vend titullar, te “gjigandët” londinezë. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!