Marco Sportiello ka pësuar një problem muskulor që do ta mbajë jashtë ndeshjes së madhe të së dielës në mbrëmje kundër Juventusit.
Duke pasur parasysh skualifikimin e Maignan, Antonio Mirante do të jetë “gardiani” i sfidës në San Siro, i cili nuk ka luajtur 90 minuta që nga prilli i vitit 2021, kur mbante veshur fanellën e Romës dhe ka vetëm një paraqitje me kuqezinjtë, ditën e fundit të kampionatit kundër Veronës në sezonin 2022/2023.
Zëvendësuesi i Mirantes në ndeshjen ndaj Juventus do të jetë Lapo Nava, një portier i ri 19 vjeçar./ h.ll/abcnews.al