Kryetari i rizgjedhur i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha ka kërkuar në gjykatën e Tiranës regjestrimin e disa ndryshimeve të statutit të partisë demoktarike. Seanca e së enjtes u drejtua nga gjyqtari Niko Rrapi, ndërsa pjesë e procesit ishin edhe përfaqësues të Këshillit Kombëtar të udhëhequr nga Gazment Bardhi, si dhe përfaqësues të Rithemelimit të Sali Berishës, Çlirim Gjata.
Ky i fundit nuk u pranua nga gjykata për shkak se nuk ishte pajisur me prokurë përfaqësimi dhe për këtë iu la kohë deri më datë 25 tetor.
Gjata kërkoi pezullimin e procesit për të rregjistruar Bashës si kryetar , me argumentin se nuk mund të regjistrohen pa u zgjidhur më parë çështja se kujt i takon vula për shkak se dosja ka përfunduar në gjykatën e lartë. Sipas Gjatës, kjo nuk është më një çështje gjykate, por politike.
“Këta hynë si palë e tretë në Apel. U pranuan si palë. Ndërsa tani, ankohen pse duam të bëhemi pjesë si palë e tretë. Unë vlerësoj qëndrimin e gjykatës, që po e shqyrton këtë çështje pa vonesë, sepse iu intereson edhe këtyre Nëse këta duan ta zvarrisin, ok pastaj” tha Gjata.
Në fjalën e tij gjyqtari Niko Rrapi u shpreh: “Gjykata ka vlerësuar se pjesëmarrja e palëve është e nevojshme, pasi kanë interes në zgjidhjen e këtij procesi. Në këtë moment gjykata nuk gjen asnjë arsye të revokojë vendimi e saj të mëparshëm për thirrjen e palëve në proces si palë të treta.
Në lidhje me kërkesën e PD përfaqësuar nga Këshilli Kombëtar, gjykata vlerëson të legjitimojë praninë e tyre. Në tagrat që Këshilli Kombëtar i ka dhënë 7 deputetëve është edhe përfaqësimi në gjykatë.
Gjykata vlerëson se vullneti i Këshillit Kombëtar ka qenë të përfaqësohet nga 7 deputetë. Këta 7 deputetë kanë të drejtën të zgjedhin një avokat. Në këto kushte, akti i përfaqësimit është konform ligjit.
Në lidhje me palën e tretë, PD përfaqësuar nga Këshilli Kombëtar, gjykata vendos të legjitimojë në proces avokatët Marash Logu dhe Redi Ramaj.
Në lidhje me palën e tretë e përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit, gjykata mban parasysh që i referohet një momenti tjetër procedurial të PD.
Duke pasur parasysh objektin e gjykimit, faktin që ka në objekt ndryshimin e studimeve statutore të shtatorit 2023, gjykata konstaton se autorizimi përkatës nuk përfshin tagra të përfaqësimit.”
Nga ana tjetër, gjykata i la kohë përfaqësuesve të Rithemelimit që të saktësojnë aktin e përfaqësimit. Ndërkohë, seanca e radhës do të mbahet më 25 tetor./abcnews.al/