Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk mund t’i lejojmë terroristët të fitojnë”, Biden nga Izraeli: Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez, po dërgojmë ndihma në Gaza

schedule16:29 - 18 Tetor, 2023

schedule 16:29 - 18 Tetor, 2023

Presidenti amerikan, Joe Biden në një konferencë nga Izraeli theksoi se Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez. Ai theksoi se SHBA-të po bashkëpunojnë me Egjiptin dhe qeveritë e tjera të rajonit për të bërë të mundur kalimin e ndihmave humanitare për më shumë se 1 milionë civilët e zhvendosur në Gaza.

“Jam presidenti i parë që vizitoj Izraelin në kohë lufte. E di që zgjedhjet nuk janë të lehta për një lidership por gjithmonë ka kosto. Kërkon qartësi dhe një vlerësim të ndershëm nëse rruga me të cilën po ecën është objektive. Kështu që shumica e palestinezëve nuk janë Hamas. Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez, ai targeton dhe i përdor familjet e pafajshme në Gaza si shënjestër njerëzore. Njerëzit po vuajnë shumë por edhe ka humbje të jetëve. Humbja e paprecedentë e jetëve dje në spitalin e Gazas, e shkaktuar nga hedhja e një rakete nga grupi terrorist në Gaza.

Qëndrojmë për mbrojtjen e jetëve të civilëve. Gaza ka nevojë për ujë, pajisje mjekësore dhe strehim. Për dërgimin e ndihmës humanitare në Gaza, ndihma të shkojë tek civilët dhe jo tek Hamasi. Izraeli ka rënë dakord që ndihma humanitare të shkojë nga Egjipti në Gaza por kur të qartësohet se do të demonstrojë edhe njëherë që nuk do të ketë, është edhe një çështje praktike, që të mos pengohet komuniteti ndërkombëtar për të dhënë ndihmën. Po punojmë nga afër me qeverinë e Egjiptit dhe partnerë të tjerë në rajon që të kalojmë ndihma përmes kufirit sa më shpejt të jetë e mundur.”, theksoi ai.

Më tej ai shtoi se nuk duhet t’i lejojnë terroristët që të fitojnë.

“I kam kërkuar Izraelit që Komiteti i Kryqit të Kuq të ketë mundësi që të vizitojë dhe kam kërkuar që SHBA mbështesin plotësisht 100 milionë dollarë ndihmë humanitare dhe për Gazën dhe Bregun Perëndimor, që të ndihmojnë më shumë se 1 milionë të zhvendosur palestinezë. Ju jeni shteti hebre, jeni demokraci ashtu si SHBA që luftojnë terroristët. Ju jetoni me sundimin e ligjit dhe besojmë në dinjitetin e çdo jete njerëzore. Nuk mund të hiqni dorë nga ajo që jeni dhe që terroristët të fitojnë. S’mund t’i lejojmë ata që të fitojnë.”, u shpreh Biden./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!