Të paktën 3,478 palestinezë janë vrarë dhe 12,000 të tjerë janë plagosur në Gaza, tha ministria palestineze e shëndetësisë. Sipas informacioneve, 471 persona vdiqën si pasojë e bombardimit të spitalit al Ahli.
Izraeli ka mohuar të gjitha akuzat për shpërthimin e spitalit, duke akuzuar Xhihadin Islamik Palestinez se raketat e lëshuara nga Gaza kanë dështuar duke çuar në shpërthimin masiv.
Xhihadi Islamik mohoi çdo përfshirje, duke fajësuar nga ana tjetër Izraelin.
/abcnews.al