Kanë dalë analizat për shkakun e helimimit të dhjetra nxënësve në shkollën e Postribës.
Burime nga Drejtoria e Shëndetit Publik kanë konfirmuar se pas bërjes së analizave është konstatuar se ushqimi që kanë konsumuar nxënësit në një “fast food” pranë shkollës ka qenë i kontaminuar me salmonelë.
Në spitalin rajonal të Shkodrës gjatë javës së shkuar u paraqitën rreth 60 nxënës për të marrë ndihmë mjekësore pasi kishin konsumuar ushqim në një “fast food” pranë shkollës.
Një pjesë u largua brenda natës, kurse disa prej tyre mbetën disa ditë në spital.
Kjo është një ndër ngjarjet më të rënda të kësaj natyre vitet e fundit në vend. /abcnews.al/