Tzahi Hanegbi, kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit, sugjeroi se hyrja e ndihmave në Gaza varet nga lirimi i robërve të mbajtur nga Hamasi.
“Kthimi i pengjeve, i cili është i shenjtë në sytë tanë, është një komponent kyç në çdo përpjekje humanitare,” u tha Hanegbi gazetarëve.
Hamasi mban rreth 200 persona pas sulmit të tij të 7 tetorit, shkruan Al Jazeera.
Izraeli po ndalon hyrjen e ujit, karburantit dhe ushqimit në Gaza dhe ka marrë kritika për “dënim kolektiv” kundër 2.3 milionë banorëve të territorit të rrethuar.
Njerëzit janë detyruar të hapin puse pranë detit për të marrë ujë pasi Gazës i ka mbetur pa ujë të pijshëm./abcnews.al


