Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Komandohet drejtor në Kadastrën e Vlorës Taulant Canameti

schedule12:12 - 9 Tetor, 2019

schedule 12:12 - 9 Tetor, 2019

Taulant Canameti është komanduar si drejtor i përkohshëm në Kadastrën e Vlorës. Ai mbante postin e zv.drejtorit të dytë në këtë institucion dhe ishte i vetmi zyrtar që kishte mbetur me post drejtues në kadastër.

Më datë 9 shtator 2019 Florian Alimadhi u largua nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës, ndërsa bashkë me të u largua dhe zv/drejtori Klodian Troci, ndërsa komandohet në drejtim të Kadastrës Alteo Nazëraj.

Vetëm tre ditë pas largimit të Alimadhit dhe Trocit, erdhi edhe dorëheqja e zv drejtorit tjetër të Kadastrës Ardian Musta.

Më datë 19 shtator u largua Alteo Nazeraj, ndërsa në drejtim erdhi Elona Hodaj. Kjo e fundit dha dorëheqjen një ditë më parë. Të gjitha lëvizjet e drejtorëve kanë ardhur për shkak të dosjes 246 për një pronë në bregdet. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!