Kancelari gjerman Olaf Scholz pritet të vizitojë Izraelin ditën e neserme, sipas informacioneve të gazetës gjermane “Bild”. Kancelari social-demokrat ka shprehur dëshirën për të vizituar zonën e luftës, sipas informacioneve.
Scholz kërkon të luajë një rol të rëndësishëm në parandalimin e përhapjes së luftës në Rripin e Gazës. Së pari, SHBA-të, me vizitën e ministrit të Jashtëm amerikan, Anthony Blinken, në territoret izraelite, duan të tregojnë mbështetjen e tyre për qeverinë izraelite.
Sipas publikimit përkatës, vizita e Scholz në Izrael mund të bëhet disa ditë pas vizitës së ministres së Jashtme gjermane, Analena Berbock. Ministrja vizitoi Tel Avivin në shenjë solidariteti dhe takoi jo vetëm përfaqësuesit e qeverisë izraelite, por edhe të afërmit e civilëve të rrëmbyer.
/abcnews.al