Paolo Dybala ishte i lidhur ngushtë me një kalim te skuadra e Manchester United gjatë merkatos së verë. Megjithatë, ky transferim nuk u krye, me yllin argjentinas që qëndroi te Juventusi. Pas një nisje të ngadaltë të sezonit me bardhezinjtë, Dybala e ka gjetur ritmin, madje shënoi golin e parë në sfidën vendimtare kundër Interit.
Pasi kanë kaluar disa muaj, më në fund Dybala ka sqaruar gjithçka sa i takon një transferimi të mundshëm te United, duke thënë: “Kur dëgjon emrin tënd të përflitet në disa skuadra që nuk të interesojnë, nuk është një gjë pozitive. Unë e kam thënë se dua të qëndroj te Juventus dhe nuk i kam kuptuar asnjëherë këto thashetheme. Gjithsesi, gjithçka i përket të shkuarës dhe unë jam i lumtur këtu”, tha mes të tjerash sulmuesi./abcnews.al