Nesër, më datë 16 do të mbahet i shumëprituri, Samiti i Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë do të organizohet jashtë kufijve në Bashkimit Evropian dhe do të kthejë Tiranën në kryeqendër.
Kryeministri Rama, pasditen e sotme doli në një konferencë për mediat, së bashku me Presidenten e Këshillit të Evropës, ku foli në përgjithësi për atë çka pritet të ndodhë nesër.
Masat e sigurisë do të jenë si kurrë më parë, ndërsa disa prej tyre kanë hyrë në fuqi prej pasdites së sotme.
Rama së fundmi në rrjetin social “facebook”, ka ndarë një pamje nga Piramida e Tiranës, e cila është gati për të pritur liderët e Evropës dhe Rajonit.
Postimi i Ramës:
Gati për Tiranën nesër, kryeqytetin e Europës së Ballkanit, ku do të mbahet samiti i parë i Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së./abcnews.al