Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Muzeu Arkivor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, ku e ka cilësuar si “Tempullin e Dokumenteve”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale. Rama shprehet se kjo është një hapësirë e re ku historia takohet me teknologjinë.
Rama shtoi se vizitori e zbulon të shkuarën përmes dokumenteve, imazheve, zërit dhe ndërveprimit.
“Mirëmëngjes dhe me “Tempullin e Dokumenteve”, Muzeun Arkivor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, një hapësirë e re ku historia takohet me teknologjinë dhe vizitori e zbulon të shkuarën përmes dokumenteve, imazheve, zërit dhe ndërveprimit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./abcnews.al


