Mbi 60 të helmuar nga ushqimi në Malishevë, vihet në pranga pronari i lokalit

schedule09:45 - 14 Tetor, 2023

schedule 09:45 - 14 Tetor, 2023

Ka arritur në 63 numri i personave të helmuar nga ushqimi në Malishevë. Tre prej tyre janë dërguar në spital për ndihmë mjekësorë. Ndërkohë, siç njofton policia, në pranga ka rënë pronari i lokalit.

“Rr. Abdyl Mazreku-Malishevë,13.10.2023-16:48. Nga QKMF –Malishevë është raportuar se nga ora 16:48 e datës së lartcekur e deri në mesnatë ndihmë mjekësor kanë kërkuar rreth 63 persona nën dyshimin se janë infektuar nga ushqimi nga një lokal ushqimor në Malishevë, ndërsa tre prej tyre janë dërguar në QKUK-ë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Lidhur me rastin është arrestuar pronari i lokalit i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./abcnews.al