Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përfundon numërimi: Vetëvendosje e para me mbi 25 %, pas saj LDK dhe PDK

schedule17:06 - 8 Tetor, 2019

schedule 17:06 - 8 Tetor, 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përfunduar plotësisht numërimin e votave të rregullta të zgjedhjeve të parakohshme të së dielës.

Numërimi ka konfirmuar kryesimin e lëvizjes Vetëvendosje, me 203 mijë e 052 vota, ose 25.49 për qind; e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.82 për qind të votave dhe Partinë Demokratike të Kosovës, në vend të tretë me 21.24 për qind të votave.

Ndërkohë, koalicioni mes AAK-së dhe Partisë Social Demokrate ka marrë 11.57 për qind të votave, duke lënë pas Listën Serbe me 6.61 për qind. Aleanca Nisma-AKR-PD mbetet nën pragun zgjedhor, pasi ka marrë vetëm 4.96 për qind të votave.



Rezultatet nuk përfshijnë votat me kusht, ato me postë dhe ato të personave me nevoja të veçanta, të cilat do të numërohen në ditët e ardhshme. Nga numërimi tërësor i votave 40 mijë e 732 fletë votimi janë shpallur të pavlefshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!