Kryeinistri Edi Rama thotë se nëse ish luftëtarët e UÇK të cilën ndodhen në Hagë, do të dënohen për krime lufte, atëherë kjo do të përdoret nga shtete që nuk kanë interesa të njëjta, ose kanë interesa të kundërta me ne.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se këto shtete do e përdorin si argument për të thënë se Kosova ka lindur nga krimet e njerëzimit dhe mund ta pengojë formësimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës.
“A ka mundësi vërtet që ju të mos e kuptoni, se ata në Prishtinë që heshtin njësoj si ju, tamam si fija e barit, e di se e kuptojnë fort mirë, se ato akuza të lëshuara tufa tufa si shigjeta, udhëhqësit e UÇk do të përgjigjen jo për ndonjë krim të kryer apo lëshuar personalisht prej tyre, por për të gjitha ndodhitë fatkqe në mes të luftës ku janë vrarë njerëz lart e posht nëpër Kosovë. nesër, Kosova mund t’i ketë të larg qoftë shigjeta në fytyrë , jo më nga gjyaktësit e Hagës, por nga palë, forca, nga shtete, me interesa të tjera tjera nga tonat, të kundërta nga tonat, të ndryshme nga tonat, që pastaj do t’i përgjigjet kërkesave për njohjen e Kosovës, duke treguar që edhe Gjykata Ndërkombëtare Speciale, provoi se ajo republikë ka lindur nga krimet e njerëzimit.
O zot, vetëm parafytyrimi, se nesër, një vendim larg qoftë fajësie, i dhënë nga Gjykata Speciale, për udhëheqjen e lartë politike të UÇK, si të ishte komanda superme e një ushtrie të rregullt fashiste që ka kryer krime lufte mund të kthehet në argument për të nxitur, orkestruar dhe për ta penguar në pafundësi formësimin e plotë të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, duhet të na lërë pa gjumë”, theksoi ai./abcnews.al