Eduardo Camavinga dhe Federico Valverde thuhet se kanë nënshkruar marrëveshje të reja me Real Madrid, duke përfituar rritje të konsiderueshme të pagës.
Sipas një raporti të “COPE”, mesfushori francez ka arritur një marrëveshje për të qëndruar në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2028. Camavinga do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagës dhe klauzola e tij e lirimit do të rritet në 1 miliard euro, duke shmangur çdo interesim të mundshëm nga klubet tjera.
Mesfushori 20-vjeçar është bërë pjesë integrale e planeve të Carlo Ancelottit dhe është paraqitur në 11 ndeshje deri më tani këtë sezon duke grumbulluar 645 minuta lojë.
Partneri i mesfushës së Camavinga, Valverde, gjithashtu ka nënshkruar një marrëveshje të re deri në vitin 2028, një zgjatje njëvjeçare nga kontrata e tij aktuale e cila do të skadojë në vitin 2027. Uruguaiani do të ketë gjithashtu klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh, e cila nënvizon statusin e tij si titullar i padiskutueshëm në Real Madrid.
Ashtu si Camavinga, ai gjithashtu ka bërë 11 paraqitje, por ka luajtur dukshëm më shumë minuta (838) dhe ka shënuar një gol dhe ka dhënë tre asistime këtë sezon./ h.ll/abcnews.al
?⚪️ Real Madrid have agreed terms of Fede Valverde new deal — contract now ready until June 2028.
? €1B release clause confirmed, as called by @tjcope. Agreement done.
Valverde, Camavinga, Vinicius Jr and all the other announcements will be made soon. pic.twitter.com/KzjtbjuuL1
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 12, 2023
⚪️? Eduardo Camavinga has signed new long term deal at Real Madrid — as expected, valid until June 2028.
New release clause: €1B. pic.twitter.com/HiyTjjkmTy
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 12, 2023